Saturday, April 28, 2012

Sonte, mbrëmje plot të papritura në BB; Klip me të nominuarit

Në natën e sotme të spektaklit do të flitet për grupet e krijuara në shtëpinë e BB. Liami, Arbri e Gerta, kundër gjithë të tjerëve. Tani në fillim të javës herë rekrutohej tek njëri grup e herë tek tjetri, ndërkohë duket se tashmë bën pjesë tek grupi i Liamit. Njëri prej të nominuarve të javës: Gerta, Ola, Tani e Graciano do të largohet sonte. Ola ka imunitet, duke qenë se është fituesja e provës së javës, por nëse largohet sonte, imuniteti nuk i kalon askujt.

Sonte do të jetë një mbrëmje plot të papritura. Në shtëpinë e BB do të hyjë babai i Françeskës, i cili ka një mesazh për Ermalin, ndërkohë sërish nominime ndryshe e gjithashtu, në shtëpi do të futen 4 personazhe shumë të këndshme.

Arbana përshëndetet me banorët, e në veçanti uron Ermalin për ditëlindjen. Së fundi, Arbana fton të shohim një klip me protagonistë të nominuarit e javës, e më pas për ta komentuar me opinionistin, Arjanin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles