Sunday, April 1, 2012

Thashetheme për banorët e rinj; Françi: Vlonjati bën të zgjuarin; Genta po mban afër djemtë”


Françeska e Lorena fillojnë që të diskutojnë me njëra-tjetrën lidhur me banoret që kanë lënë shtëpinë si edhe banorët e rinj të cilët janë futur. Asaj i ka bërë përshtypje sjellja e Liamit gjatë ditës së sotme. Françeska thotë se Liami po sillet i dashur me të gjithë. “I iku Anila dhe Klaudja tani”, shprehet Françeska. Françeska thotë se nuk do t’i kushtojë rëndësi asnjërit prej banorëve sepse në këtë mënyrë ata vendosen në qendër të vëmendjes. “Këtë Arbrin s’po duroj dot tani unë”, shprehet Lorena, ndërsa Françeska mendon se Arbri do të krijojë një lidhje me Gertën, banoren e re të futur në shtëpi. Më pas atje shkon Edgari dhe Françeska e pyet lidhur me mendimin që po krijon ai për banorët e rinj. “As mish as peshk”, shprehet Edgari. “Vlonjati do të bëjë të zgjuarin”, shprehet Françeska. Ndërsa Edgari e shikon si njeri të mirë, por naiv. “Kurse kjo tjetra kërkon që të mbajë afër çunat”, shprehet ajo për Gertën, duke thënë se këtë strategji ka dashur që ta ndjekë edhe ajo, por i mbeti në tentativë. “Kjo është tytë”, shprehet Edgari për të. Ndërsa Françeska ka vënë re që Gerta e shmang dhe nuk kërkon që të krijojë afrimitet me të.

Banorët fillojnë që të bëjnë shaka me njëri-tjetrin e më pas fillojnë të diskutojnë për politikën në Shqipëri që në kohën e qeverisjes së Enver Hoxhës. Ndërsa Erioni u trego disa prej banorëve për shakanë që i ka bërë Arbrit ditën e djeshme, ndërsa banorët qeshin.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles