Friday, May 4, 2012

Françeska rrefen te pathena per…. babain dhe mamane e saj

Françeska tregon historine e familjes se saj, te cilen nuk e ka treguar me pare. Ajo tregon se babi i saj eshte rritur prane familjes se tij deri ne moshen 8-vejçare, por me pas per shkak te semundjes dhe me vone vdekjes te se emes, e me vone te se atit, per shkak te pijes se tij, te afermit kane qene te detyruar qe ta futin ne jetimore. Françeska tregon se vite me vone, i ati e ka njohur nenen e Françeskes ne jetimoren e qytetit te Vlores, ku me vone dashuria e tyre u kurorezua ne martese. Ajo thote se martesen e tyre e ka organizuar jetimorja.
Me pas ata flasin per femijet jetime ne Shqiperi dhe kushtet e jetimoreve. Françeska nuk e justifikon dot faktin qe nje nene te braktise femijen e saj ne ditet e sotme, pasi sipas saj, edhe nese ndodh nje fatkeqesi ne jete, nena ka mundesi qe ta rrite e vetme femijen.
Me vone ata flasin per azilin e pleqve dhe per njerezit qe i çojne prinderit e tyre ne pleqeri ne azil pleqsh. Françeska thote se nese kushtet jane te mira, kjo mund te jete nje zgjidhje shume e mire. Graciano thote se ndonjehere te detyrojne kushtet, por ai s’do ta çonte kurre te emen ne azil. Ndersa Genta e quan gjest shume te ulet kete veprim. Arbri shprehet se nuk mund ta bente nje gje te tille asnjehere, edhe nese bashkeshortja e tij nuk do te ishte dakord.
Me pas ata tregojne histori, ku njerezit kane qene te detyruar apo kane zgjedhur vete qe te bejne zgjedhje te tilla. Biseda mes tyre vazhdon edhe per disa minuta.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles