Friday, May 4, 2012

Klaudja e “BB5”: Erioni do sqarohet me mua para se të shkojë në Greqi

Të gjithë tashmë janë bërë kuriozë se si do shkojë marrëdhënia e tyre, por për këtë na duhet të presim përfundimin e ‘reality show-t’. Klaudja nuk foli shumë atë natë gjate takimit me Erionin ne shtepine e BB, dhe nuk arritëm ta kuptonim qartë se çfarë ndjente ajo në të vërtetë. Këtë do ta zbulojmë sot nëpërmjet kësaj interviste.

Je larguar për në Itali. Ka ndonjë arsye të veçantë apo kishe nevojë për qetësi?Jo, nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Kisha vetëm nevojë për pak qetësi dhe më kishte marrë malli për familjen time sepse nuk kisha qëndruar kurrë kaq kohë pa i parë.
Ideja e takimit me Erionin ishte e jotja apo e produksionit?
Ishte ide e imja. E kisha të nevojshme të flisja me Erionin.
Pse vendose ta takosh? Nuk prisje dot derisa ai të dilte?
Nëse nisi diçka, nisi aty brenda dhe po aty brenda doja t’i jepja fund. Nuk prisja dot sepse Eri mund të shkojë edhe në finale. Është shumë kohë një muaj.
Çfarë ndjeve kur e kishe përballë? Të kishte marrë malli?
Nuk mund të them që më ka marrë malli, por nuk e kuptova as vetë pse pata një bllokim në një moment të caktuar.
Pavarësisht fjalëve që të tha, ti beson se Erjoni ndjen për ty?
Nuk di të them nëse është ndjenjë. Megjithatë nuk është se ai nuk dha asnjë lloj reagimi ndaj meje. Kjo u duk qartë.
Po ti çfarë ndjen për të?
Të them të vërtetën as vetë nuk e di së çfarë ndjej.
Do e presësh?
Do e pres për një sqarim të mëtejshëm meqë Eri këto ditë ka thënë që sa të dal dua të flas me Klaudjën. Për gjëra të tjera nuk besoj se mund të ndodhë diçka. Megjithatë “Kurrë mos thuaj kurrë”.
Po nëse ndërkohë ai del dhe pasi sqaron lidhjen e tij vendos të rrijë me ty do e pranosh?
Jo. Jo pasi të sqarohet me personin tjetër. Duhet të vendosë përpara. Unë nuk kam pritur asnjeri në të tilla raste, dhe aq më pak do pres Erin.
Po me babain e Erjonit pas të shtunës je takuar? Çfarë biseduat?
Nuk kemi folur shumë. Thjesht u përshëndetëm.
Vazhdon ta ndjekësh “Big Brother”?
Kur kam kohë të lirë po e ndjek se emri im vazhdon të përmendet nëpër shtëpi ca si shumë dhe jam kurioze të dëgjoj çfarë thonë (qesh).

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles