Friday, May 4, 2012

Gerta e BB5: “Nuk kam punuar asnjëherë”

Erioni uron të gjithë punëtorët që sot kanë festë, e Françeska uron Tanin e Erionin për këtë festë. Ai uron Gertën për festën e sotme e ajo përgjigjet se nuk ka punuar asnjëherë deri më tani, e Erioni e pyet sa vjeç është ajo. Gerta përgjigjet se është 23 vjeç e Erioni çuditet që ajo nuk ka punuar asnjëherë, e Graciano ndërhyn duke shprehur habi gjithashtu.
Gerta tregon se në korrik është diplomuar e nuk ka pasur kur të punojë, ndërsa Françeska shprehet se ka punuar. Gerta thotë se dhe ajo ka ushtruar modelig, ndërsa Françeska thotë se ka punuar në parukeri së bashku me motrën e saj.
Gerta i kundërpërgjigjet Gracianos për cilësimin që i ka bërë për faktin që nuk ka punuar asnjëherë e shprehet se ka qenë me studime gjatë gjithë kohës e nuk ka mundur të punojë.
Graciano i thotë se në njëfarë mënyre ajo ka jetuar në kurriz të të tjerëve, por Gerta kundërshton. Françeska thotë se ka shumë vajza që janë në shkollë e gjithashtu punojnë.
Gerta thotë se kjo është për t’u vlerësuar e Graciano shton se treçereku i moshatarëve të tyre janë në punë e në shkollë, gjithashtu. Gerta shprehet se për femrat, puna është më delikate, por Françeska e Graciano nuk bien dakort me këtë mendim.
Gerta u tregon se ka sakrifikuar për shkollën pasi e ka kryer në Maqedoni dhe shkonte dhe vinte tre herë në javë prej atje. TCH

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles