Showing posts with label anila. Show all posts
Showing posts with label anila. Show all posts

Monday, March 19, 2012

Genta-Gracianos “Dje nuk më pëlqeve fare”

|0 comments
Graciano dhe Anila qëndrojnë pranë njëri-tjetrit për një kohë të gjatë dhe bisedojnë për lidhjen e tij me Lorenën dhe për sjelljen e banorëve të tjerë. Pasi bisedojnë gjatë pranë pishinës, Graciano dhe Anila shkojnë në kuzhinë dhe e vazhdojnë bisedën edhe aty. Pak më vonë në kuzhinë vjen Gentjana e cila pas një përqafimi me Gracianon i thotë atij “më pëlqen ky Graciano, jo ai i djeshmi”.

Gentjana i thotë Gracianos se asaj i pëlqen Graciano ashtu siç është dhe jo si sillet ndonjëherë dhe u referohet kështu debateve që ka pasur Graciano me Vlashin dhe të tjerët në shtëpi. Genta i vë në dukje se për hir të lojës, Graciano ndryshon sjellje dhe acaron e ofendon pjesën tjetër të banorëve. Graciano mundohet që të shfajësojë veten duke thënë se ai po sillet në varësi të mënyrës se si të tjerët sillen kundrejt tij. Edhe Anila që ndodhet po aty përkrah Gentën dhe i thotë Gracianos se ngandonjëherë ai e tepron me sjelljen që bën gjatë debateve. “Edhe mua më ke bërtitur kot, pa lidhje, por unë s’ta kam marrë për ters” i thotë Anila Gracianos.

Gjatë kohës që Graciano bisedon me Gentën dhe Anilën, nuk harron që të ironizojë me fjalët e tyre. Kështu Genta ia kthen me ironi “ne këtu nuk duhet të sillemi kështu, se jemi një familje dhe unë ju dua shumë të gjithëve” dhe Genta ia kthen po me ironi duke i thënë se ai nuk i merr bisedat seriozisht shprehet “jo, ne jemi të gjithë kushërinj”.

Gentjana i kërkon Gracianos që të flasin qetësisht, pa qenë nevoja që të debatojnë. Kështu të tre ulen në tavolinën e ngrënies dhe fillojnë të sqarojnë sjelljen e tyre gjatë debateve që janë zhvilluar gjatë ditëve të kaluara në shtëpi. kështu për disa minuta të tjera Anila, Genta dhe Graciano komentojnë sjelljen e banorëve të tjerë kryesisht për debatet me Klaudjan dhe Arbërin.

Ermali-Anilës: “Je përtace, nuk e përballon dot jetësën jashtë”; Anila optimiste

|0 comments
Teksa Ermali e Liami qëndrojnë në kopësht duke biseduar e duke komenruar banorët, pranë tyre vjen dhe Anila, e cila është e veshur me robdishan. Ermali e pyet sesi mund të qëndrojë ajo para dy djemve e veshur me të, e ajo përgjigjet se po pret që të futet në dush. Ermali shprehet se ai mund të provokohet nga veshja e saj e Anila thotë se e njëjta gjë mund të ndodhë dhe anasjellas, por ajo mundohet ta përmbajë veten. Ermali vazhdon ta ngacmojë Anilën me të tila biseda, por ajo mundohet ta anashkalojë e përfundon duke thënë se nuk është faji i saj se është provokuese.

Anila shkon në dhomën e gjumit pranë Metit dhe kërkon ta zgjojë. Ai i thotë të ngrihet e të mos jetë i fundit që zgjohet nga gjumi. Pas pak, ajo shkon përsëri në kopësht pranë djemve dhe Ermali e pyet se çfarë do të bënte po të ishte në Amerikë, pasi kjo është një nga ëndrrat e Anilës. Ajo i përgjigjet se do të punojë e do të shijojë jetën atje, por Ermali shton se me ç’ka parë nga sjellja e Anilës brenda shtëpisë së BB, nuk mendon se mund ta përballojë jetesën në Amerikë.

Anila e kundërshton mendimin e Ermalit dhe shprehet se është shumë optimiste dhe e gatshme për të jetuar atje. Ermali thotë se Anila i duket përtace, ndëra Liami i tregon se jetesa jashtë është e vështirë dhe mund të të duhet të bësh punë nga më të ndryshmet. Anila thotë se jeta është luftë dhe ajo është e gatshme të mundohesh e të sakrifikojë që t’ia dalë mbanë e sëfundi shton se vuajtjet nuk e trembin. Liami i tregon Anilës, Ermalit, Gracianos e Lorenës se jeta në Gjermani është shumë e vështirë dhe stresante. 

Social Profiles