Monday, March 19, 2012

Ermali-Anilës: “Je përtace, nuk e përballon dot jetësën jashtë”; Anila optimiste

Teksa Ermali e Liami qëndrojnë në kopësht duke biseduar e duke komenruar banorët, pranë tyre vjen dhe Anila, e cila është e veshur me robdishan. Ermali e pyet sesi mund të qëndrojë ajo para dy djemve e veshur me të, e ajo përgjigjet se po pret që të futet në dush. Ermali shprehet se ai mund të provokohet nga veshja e saj e Anila thotë se e njëjta gjë mund të ndodhë dhe anasjellas, por ajo mundohet ta përmbajë veten. Ermali vazhdon ta ngacmojë Anilën me të tila biseda, por ajo mundohet ta anashkalojë e përfundon duke thënë se nuk është faji i saj se është provokuese.

Anila shkon në dhomën e gjumit pranë Metit dhe kërkon ta zgjojë. Ai i thotë të ngrihet e të mos jetë i fundit që zgjohet nga gjumi. Pas pak, ajo shkon përsëri në kopësht pranë djemve dhe Ermali e pyet se çfarë do të bënte po të ishte në Amerikë, pasi kjo është një nga ëndrrat e Anilës. Ajo i përgjigjet se do të punojë e do të shijojë jetën atje, por Ermali shton se me ç’ka parë nga sjellja e Anilës brenda shtëpisë së BB, nuk mendon se mund ta përballojë jetesën në Amerikë.

Anila e kundërshton mendimin e Ermalit dhe shprehet se është shumë optimiste dhe e gatshme për të jetuar atje. Ermali thotë se Anila i duket përtace, ndëra Liami i tregon se jetesa jashtë është e vështirë dhe mund të të duhet të bësh punë nga më të ndryshmet. Anila thotë se jeta është luftë dhe ajo është e gatshme të mundohesh e të sakrifikojë që t’ia dalë mbanë e sëfundi shton se vuajtjet nuk e trembin. Liami i tregon Anilës, Ermalit, Gracianos e Lorenës se jeta në Gjermani është shumë e vështirë dhe stresante. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles