skip to main |
skip to sidebar
Erioni shkon në banjë dhe shikon që banja është e papastër. Shkon te dhoma e gjumit, ku është Anila dhe i nervozuar i kërkon asaj që të shkojnë në banjë, për të parë papastërtitë. Ai thotë se ambienti duhet të jetë sa më i pastër sepse ata atje jetojnë. Klaudja nervozohet dhe i thotë se ai duhet ta marrë situatën me qetësi, sepse nuk fiton asgjë duke folur me ton të lartë. Edgari mendon se banjën duhet ta pastronte personi që e kishte radhën, ashtu siç pastroi ai gjatë gjithë ditës kuzhinën. Anila e nervozuar thotë se këto debate Erioni duhet që t’i bëjë para se Vëllai i Madh të fikë dritat. Erioni mendon se ajo ato punë duhet t’i bëjë gjatë ditës, por po ia thotë tani që ta ketë parasysh për herë tjetër.
Pasi ikën Erioni nga dhoma, Genta shprehet se Erioni është shumë zemërmirë. “Pse ne të tjerët si e kemi Genta?”, thotë e nervozuar Anila. Ajo e sqaron se Erioni nuk i ka bërtitur me ndonjë qëllim të keq dhe të njëjtin mendim me Gentën ndan edhe Lori.
Erioni pas disa minutash hyn sërish në dhomë dhe shkon tek Anila për ta puthur, duke i kërkuar në një farë mënyre falje që e ka mërzitur. Anila qesh dhe e puth.
Pothuajse të gjithë banorët janë në gjumë, vetëm disa prej tyre janë ende zgjuar dhe bisedojnë me zë të ulët në dhomën e gjumit. Liami flet me Arbrin për familjaret e tij. Ai thotë se të dy prindërit i ka në punë, por me rroga të ulëta. Tregon për të atin i cili punon si magazinier, ndërsa e ëma si bebisiter. Ai thotë se i ndihmon me lek, kur ka mundësi, por jo rregullisht. Ai thotë se është më i lidhur me të ëmën sepse sipas tij, djemtë janë më të lidhur me mamatë.
Baristi 24-vjeçar nga Tirana, që rikthehet në vendilndje pas 21 vitesh, ka sqaruar se arsyeja kryesore e pjesëmarrjes në “Big Brother” është krijimi i njohjeve që do ta lidhin më shumë me Shqipërinë. Ndërkohë që duket se brenda shtëpisë po krijon një lidhje me Klaudian, 23-vjeçarja nga Gjilani, Albulena, e diplomuar për Psikologji, zbulon dëshirën e saj për të krijuar një lidhje me Erionin pas daljes së tij nga shtëpia e BB.Albulena brenda shtëpisë së “BB” u krijua një afrimitet mes teje dhe Erionit. Tani që je jashtë, e ke harruar Erionin? Jo, përkundrazi. Të shtunën pas spektaklit u takova me babain e Erionit dhe mora fjalët më të mira të mundshme nga ai. Ai më tha se i kishte ardhur shumë keq që s’u lidha me Erionin, pra që që s’i dhashë mundësinë. Më tha që i kisha pëlqyer që në momentin e parë kur kam hyrë në BB, por i kishte ardhur keq që nuk iu afrova Erionit më shumë. Unë i thashë që do e pres kur të dalë e të shoh ç’mund të bëjmë dhe ai ma uroi me gjithë zemër lidhjen.Ke ndier vërtet për Erionin brenda shtëpisë, me çfarë syri e ke parë?Më pëlqente si karakter dhe e veçoja nga të gjithë djemtë e tjerë, përveçse Edin, që është i veçantë dhe i pjekur. Për Erionin, javën e parë u ngacmuam shumë, gjë që ishte transmetuar edhe në publik, si flirti i parë që ndodhi në “BB5”.Çfarë ndodhi pastaj, pse nuk avancuat më tej?Unë nuk jam tip imponues, që i “futem” dikujt domosdo. Hyri Klaudia, u fut në mes të kësaj historie dhe ia lashë Erionin. Pastaj mua më pëlqen shumë fjala “marrëdhënie”, që do të thotë sa marr dhe jap.Mendon se Klaudia dhe Erioni do krijojnë lidhje jashtë shtëpisë?
Aty brenda ata mund të kenë gjithçka me njëri-tjetrin, po për jashtë e kam të sigurt që jo.Pse mendon kështu, ku bazohesh?Edhe vetë Klaudia i ka thënë brenda Erionit që, kur të dalim jashtë, do dëgjosh shumë gjëra për mua, do të flasin njerëzit shumë. Përveç kësaj, janë komplet tipa të kundërt me njëri-tjetrin.Si të duket Klaudia në lojë?Njeriu më fals aty brenda, dhe mendoj se jashtë e kanë kuptuar këtë fakt. Po ashtu kam përshtypjen se edhe në jetë është vajzë negative, fakt që e kam dëgjuar nga të tjerë.Mendon se Erioni ndien për të?Erioni është shumë djalë xhentil me femrat. Mbase kanë përputhje në mendime herë pas here, por jo ndjenjë.Po ndaj teje mendon se Erioni ka ndjenjë?Sa isha aty, më thoshte të kam lexuar mënyrën se si qëndron në tavolinë, si flet dhe më pëlqen kjo, prandaj dhe flas me ty shumë gjëra e me të tjerët jo. Erioni ndaj meje ka qenë i rezervuar dhe i kujdesshëm, kur i duhej t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mua.Para dy ditësh të kanë përmendur në një bisedë. Çfarë kuptove?Po, e dëgjova pak komunikimin mes tyre, kur Klaudia i tha Erionit që “kisha frikë nga Lena, ndërsa ai ia ktheu- unë nuk kam pasur frikë nga ajo”. Më tej dëgjova që kishin debatuar rreth meje dhe Klaudia i ka thënë mos ma përmend më, ndërsa ai ka këmbëngulur. Nga e gjithë kjo kuptoj që ajo ndihet e rrezikuar.Nëse ai vazhdon me Klaudian, ti si do sillesh në momentin që ai do dalë?Për jashtë jam shumë e sigurt që nuk do vazhdojnë. Unë do sillem mirë me të dhe e di që do e bisedojmë këtë punë.Deri në momentin që nuk e di se çfarë mendon ai për këtë, ti vetë do i propozoje të krijonit lidhje?Ta shoh kur të dal jashtë, atëherë do ta di.
Klaudja qëndron në kopshtë me Erionin e shprehet se do të donte të qëndronte akoma në shtëpinë e BB, pra të mos eliminohej sonte. Arsyeja që ajo jep është se ka konkurentë që janë në nominim me të sonte, që nuk kanë dhënë asgjë. Ajo shprehet se për më tepër këtë javë ka qenë e sëmurë dhe nuk ka mundur t’a shprehë veten e saj. Klaudja ngacmon Erionin duke i thënë se po të largohet ajo, do të ketë me kë të rrijë, duke nënkuptuar Dolorezën.
Ajo shprehet se Erioni do të kalojë në hotel me pesë yje me Dolorezën e ai i përgjigjet se Klaudja nuk ka përse t’a ngacmojë në këtë drejtim, pasi nuk ka flirtuar asnjëherë me Dolorezën. Klaudja përgjigjet se do t’a ngacmojë Erionin, por nuk bëhet merak për të pasi është shumë më e mirë se Doloreza. Erioni përgjigjet me ironi se Klaudja ka deklaruar se di të flasë më bukur se ai dhe është më e zgjuar. Klaudja shprehet se këtë gjë ia ka thënë në aspektin që nuk ka nevojë për mbrojtjen e Erionit, pasi është e aftë t’a mbrojë veten.
Erioni thotë se Klaudja po e ndryshon versionin e asaj që ka pohuar, e Klaudja përgjigjet se nuk e duron dot kur Erioni sillet kështu me të. Erioni e pyet nëse Klaudja mendon se kur të dalin nga shtëpia e BB ai do të sillet ndryshe, e Klaudja përgjigjet se uron të jetë ndryshe. Ajo shton se ka patur raste që Erioni duhet të kishte folur e nuk e ka bërë, e ai i përgjigjet se nëse Klaudja e ka për rastin kur Doloreza i ka thënë se ajo është një re e zezë që mbulon Erionin. Klaudja përgjigjet se ka shumë raste të tilla e Erioni shton se nuk e ka patur të arsyeshme të fliste.
Erioni shprehet se dhe në jetën jashtë, ai nuk është tipi i debateve, e nëse ka diçka për të sqaruar, pret që njerëzit të qetësohen. Klaudja thotë se Erioni është pa ego, por ai kundërshton. Klaudja thotë se ai nuk ka reaguar as në rastet që Liami e Ermali e kanë ofenduar, por Erioni thotë se nuk i konsideron shokë ata të dy e nuk i intereson se çfarë kanë thënë për të. Diskutimi kalon në tone më të ashpra, ç’ka e bën Erionin të largohet nga Klaudja për t’a lënë vetëm në kopësht.
Graciano shkon pranë Klaudjës, e cila qëndron shtrirë në dhomën e gjumit e i thotë se Erioni ka disa momente që po bisedon me Dolorezën në sallon. Klaudja i përgjigjet me ironi se Dolorezës më në fund i doli zëri, e pas Vlashit po merret me Erionin. Ajo shton se Graciano është i vetmi person për të cilin ka respekt.
Klaudja kërkon të ngacmojë Gracianon duke i thënë se Lorena po qëndron shumë me Vlashin. Graciano e kupton kërë gjë e i thotë se Klaudja po kërkon t’i ngatërrojë, por biseda qëndron në tone të shakasë. Klaudja i thotë Gracianos që t’i kërkojë Erionit t’i bëjë një supë. Graciano përgjigjet se Erioni është në turnin e gardianit për djemtë e nuk ka shumë kohë për Klaudjën.
Më pas, Erioni afrohet pranë Klaudjën e ajo i kërkon të gatuajë për të, por Erioni përgjigjet se nuk ka kohë të gatuajë vetëm për të, pasi është në gatishmëri për djemtë e burgut. Ai e këshillon se çfarë të veshë, e i thotë të qëndrojë shtrirë meqënëse ka qenë jo mirë nga ana shëndetësore.
Gentiana, Ermira dhe Anila diskutojnë në sallon me njëra-tjetrin për ngjarje nga jeta.
Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë dhe presin që të hanë nga ushqimi që është duke përgatitur Françeska.
Erioni dhe Doloreza, janë ulur te karriget në kopsht dhe bisedojnë së bashku, për të tjera tema, si për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre. Erioni e pyet se si i është dukur java e parë e qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Ajo fillon të tregojë për kohën e kufizuar që ka pasur për t’u përgatitur dhe thotë se nuk është përgatitur për të krijuar ndonjë strategji. Doloreza tregon se ka pasur dëshirë që të futet në shtëpinë e Big Brother 1, por pas një ngatërrese, nuk ka mundur që të hyjë. “Kam ardhur pa pikë strategjie, thjesht do të mbrohem”, thotë Doloreza. Erioni thotë se edhe ai nuk ka asnjë strategji, por thjesht po jeton me aq sa i jep çdo ditë. Ai i kërkon Dolorezës që të sillet ashtu siç është në të vërtetë, pa u munduar që të ndryshojë. Ajo thotë se tani nuk do të ketë më besim tek asnjëri nga banorët. Doloreza shprehet se nuk e ka problem qëndrimin qoftë edhe e vetme në Big Brother, mjafton që të mos ketë të bëjë me njerëz që i keqpërdorin bisedat e saj, duke përmendur Vlashin si një prej tyre.
Në dhomën-burg Liami dhe Ermali luajnë me letra me njëri-tjetrin.