skip to main |
skip to sidebar
Liami, Genta, Vlashi dhe Françeska ndodhen në dhomën e gjumit dhe bisedojnë për debatet që kanë ndodhur në shtëpi dhe për sjelljen e të nominuarve deri në këto momente. Kështu ata bëjnë thashetheme kryesisht për të nominuarit duke dhënë mendimet e tyre se cili mund të dalë të shtunën gjatë spektaklit.
Mendimet e banorëve janë të ndryshme ku Gentjana thotë se mund të eliminohet Klaudja duke kundërshtuar të tjerët që e konsiderojnë si konkurrente të fortë. Genta u thotë se nisur edhe nga komentet e opinionit gjatë live-it Klaudja duket se nuk pëlqehet shumë jashtë. Të tjerët e kundërshtojnë dhe thonë se përpara Klaudjas mund të eliminohet Lorena, Anila apo Ermira. Arbër është ai që e kundërshton Gentën në logjikën e saj dhe i thotë se askush nuk e di se sa pëlqehet jashtë.
Ndërsa Liami e komenton mesazhin e Opinionistit ndaj Klaudjas duke e lidhur me faktin se Klaudja i kishte kërkuar që të mos fliste për të.
Ata bisedojnë edhe për Edgarin dhe për Gracianon, të cilët gjithashtu janë të nominuar gjatë kësaj jave. Vlashi thotë se Graciano ka ndryshuar shumë që nga momenti që ka hyrë në shtëpi. “Graciano ka ndryshuar për keq” thotë Vlashi, ndërsa Liami imiton të shprehurën e tij. Arbër thotë se ai e injoron Gracianon sepse ai e acaron shumë. “Për mu ai nuk ekziston hiç” thotë Arbri, ndërsa Françeska i këshillon që të mos sillen në këtë mënyrë duke u acaruar me lojën e Gracianos sepse ai këtë ka si qëllim, që të acarojë të tjerët.
Më pas vajzat dalin jashtë dhe lënë djemtë në qetësi të cilën mundohen të flenë. Ato shkojnë në oborr dhe u bashkohen bisedave me pjesën tjetër të banorëve që ndodheshin aty edhe më parë.
Është e gjatë lista e personave të cilët, kur kanë parë Vlashin brenda shtëpisë së “Big Brother”, kanë menduar: Neve na ka lekë borxh, s’ka turp shkon e futet aty brenda! Mesa duket, një nga aktivitetet e preferuara të Vlash Martikës jashtë shtëpisë së “Big Brother” ka qenë t’u marrë lekë borxh biznesmenëve të ndryshëm. Dhe nuk bëhet aspak fjalë për shumë të vogla, përkundrazi, në lojë janë shumë të mëdha parash. Ja çfarë na ka treguar një
biznesmen, i cili është njëri prej viktimave të tij: “Vlashin e kam njohur krejt rastësisht. Ai m’u fut mik që të sponsorizoja një nga spektaklet e modës që organizonte. Pasi biseduam, pranova. Por nuk mjaftoi kaq, me mirëbesim më kërkoi edhe një shumë parash borxh, sërish duke futur në mes spektaklin dhe duke më thënë, bashkë me pjesën tjetër të stafit, se do të m’i kthenin shumë shpejt. Kanë kaluar 2 vjet dhe ato lekë ende nuk i kam marrë. Prandaj kur e pashë të futej aty brenda gjëja e vetme që mendova ishte: “Si nuk kanë turp këta njerëz! Të isha unë në vend të tij do isha mbyllur në shtëpi e s’do dilja për gjithë jetën, sepse mesa kam dëgjuar unë nuk jam i vetmi ndaj të cilit Vlashi ka borxhe të tilla”,– tregon biznesmeni, i cili preferon të mbetet anonim. Dhe ka të drejtë. Pasi edhe një tjetër person na ka kontaktuar dhe na ka treguar pak a shumë të njëjtën histori. Bëhet fjalë për një fotograf, me të cilin Vlashi do të hapte një revistë mode, si bashkortak. Por revista nuk u hap kurrë dhe Vlashi vazhdon t’i ketë 5000 euro borxh fotografit në fjalë. Ka edhe shumë histori të tilla, të ngjashme, por pjesa më e madhe nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetën, duke thënë që do ta zgjidhin këtë muhabet me Vlashin kur ai të dalë nga shtëpia! Thua prandaj të jetë futur në shtëpinë e “Big Brother” Vlashi, me shpresën që të fitojë çmimin e madh e të lajë borxhet?
Graciano vazhdon që të ndërhyjë në debatin që ndodhi midis Vlashit dhe Dolorezës. Ai i thotë Vlashit se i vjen keq për faktin se ai u prek në njerëzit e tij të dashur, por e bëri qëllimisht ndërhyrjen e tij sepse dëshiron që Vlashi të debatojë me Dolorezën sepse kështu ai bën protagoniste atë dhe asaj i rriten pikë pasi është në nominim me Liamin, Klaudjan dhe Arbrin.
Vlashi i thotë Gracianos që të mos debatojë për gjëra të tilla, ndërsa Graciano i përgjigjet “më vjen keq që t’u prek familja, por kënaqem kur ju debatoni”. Vlashi i thotë Gracianos se po bën gabim që po reagon në mënyrë të tillë sepse janë në kushte të caktuara sepse jashtë ai do të reagonte ndryshe. “Këtu kënaqu me gjërat e këtyre që janë këtu, jo me ata që janë jashtë” i thotë Vlashi Gracianos.
Graciano vazhdon që ta nervozojë, por Vlashi përmban nervat e tij dhe i thotë “po të them vetëm po gabon” duke i rithënë për të disatën herë se po sillet në mënyrë të papjekur kur luan me të tilla gjëra. “Do doja të të shija në të njëjtën situatë, të prekeshin gjërat e tua të dashura dhe të shija si do të reagoje ndaj njerëzve që do të përdorin këtë siç po bën ti”.
Graciano nuk e lë me kaq dhe shkon te Doloreza në dhomën e ndenjes duke i thënë asaj që të sqarohet me Vlashin. Doloreza i thotë se do ta bëjë patjetër një gjë të tillë, por po pret që Vlashi të qetësohet.
Graciano vazhdon të ngacmojë me ironi Vlashin dhe i thotë se ai nuk ka pse të zihet me njeri për ngacmimet e një të treti që në këtë rast ishte vetë Graciano. Vlashi është shumë i mërzitur dhe i kërkon Gracianos që të mos flasë në një mënyrë të tillë, pasi kjo është një gjë shumë serioze për të. Graciano vazhdon më tej dhe Vlashi largohet nga tavolina e ngrënies.
Graciano fillon që të flasë me Metin që është aty dhe thotë se në këtë rast Vlashi nuk u tregua i zgjuar. Graciano thotë se ai e nxiti një debat të tillë për të parë se sa ishte në gjendje Vlashi që ta kuptonte lojën e tij dhe të shmangte debatin me Dolorezën. Meti i thotë Gracianos që të mos luaj me gjëra të tilla dhe të mos e mërzisë me Vlashin pasi është shumë i nervozuar.
Ndërsa Graciano bisedon me Metin, aty afrohet Doloreza. Ajo duket se është prekur nga reagimi i Vlashin dhe sqaron dy djemtë se ajo thjesht bëri një shaka me Vlashin dhe nuk e mendoi se ai do të reagonte shumë ashpër. “Po të më thoshte, vajzë e dashur të lutem mos e bëj ma përmend më një gjë të tillë, unë sigurisht që nuk do t’ia kisha përmend” thotë Doloreza. Më tej Doloreza thotë “Unë jam e zhgënjyer, por secili tregon veten”.
Meti i afrohet Dolorezës dhe pyet nëse ajo e dinte për vajzën që dashuron Vlashi dhe Doloreza thotë se e dinte, por ai në asnjë moment nuk i tha që ajo të mos bënte asnjë shaka në lidhje me të. Doloreza sqaron Metin dhe Gracianon për debatin që pati me Vlashin dhe Graciano i jep të drejtë asaj.
Graciano e rihap përsëri bisedën e debatit të Vlashit me Dolorezën. Ai pyet Vlashin se nuk kishte pse të debatonte sepse sipas tij Doloreza duke i përmendur ish-të dashurën, sepse nuk i ka përmendur familjen. Vlashi i thotë se edhe ajo është po aq e afërt sa familja e tij. Doloreza që ndodhet në dhomën e ndenjes i thotë me ironi “Graciano kush ka gjë me mua ta diskutoj me mua dhe jo me njëri tjetër”. Vlashi nervozohet përsëri dhe fillon të debatojë me Dolorezën edhe më ashpër se më parë.
Vlashi i kërkon Dolorezës që ajo të mos flasë më për atë çështje dhe të mos bëj më ironi sepse kjo po e mërzit atë akoma edhe më shumë. Doloreza vazhdon më tej me ironinë e saj dhe thotë se ajo mund të flasë kur të dojë dhe çfarë të dojë. Në debat e sipër Doloreza i thotë Vlashit “fol se do bëhesh edhe ti protagonist” dhe Vlashi fillon të bërtasë “ulu e shiko problemet e tua, je femër dhe prandaj nuk po reagoj ndryshe me ty”.
Vlashi i thotë Dolorezës që ajo të mundohet që ta respektojë ashtu siç ka bërë edhe ai me të në ditët e shkuara, ndërsa banorët e tjerë ndërhyjnë që debati i tyre të shuhet. Doloreza pushon së debatuari me Vlashin dhe ky i fundit i rikthehet përsëri Gracianos. Ai fillon që ta kritikojë dhe i thotë që të mos bëjë më shaka e ngacmime për gjëra të tilla. I nervozuar Vlashi thotë se kur i prekin familjen dhe njerëzit e tij të dashur, nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër. “Nuk pyes më edhe sonte dal nga këtu, kjo është një aventurë jashtë është jeta ime” thotë Vlashi më tej. Graciano vazhdon që t’i thotë që të mos i marrë kaq seriozisht gjërat, ndërsa Vlashi e fajëson duke i thënë se shakatë e tij të papjekura çuan në një zënkë serioze midis tij dhe Dolorezës.