Wednesday, February 29, 2012

Albulena mundohet t’i nxerrë informacion Gentës për Elvisin

Pas një kohe të gjatë bisede ku Elvisi i shpreh Albulenës ndjenjat që ka ndaj saj dhe vajza nuk e beson, madje ngelet e “shokuar” nga fjalët e tij, të dy i japin fund bisedës dhe bashkohen me konkurentët e tjerë në biseda të ndryshme.

Elvisi dhe Albulena janë ulur në tavolinën e ngrënies ku ndodhen Meti, Anila dhe Gentjana. Të gjithë flasin për tema të ndryshme për disa minuta me radhë.
Albulena dhe Gentjana janë ulur pranë njëra-tjertës dhe fillojnë të flasin pikërisht për Elvisin. Genta e pyet Lenën për çfarë po flisnin ata të dy më parë dhe Albulena fillon që t’i flasë me nënkuptime.

Albulena thotë se nuk e prirte që Elvisi të shprehej në atë mënyrë. “Unë e kam si vëlla e nuk dua ta lëndoj” thotë Albulena për Elvisin duke u përpjekur që t’i nxjerrë informacion Gentës nëse ajo është në dijeni të kësaj apo jo. Albulena e pyet Gentës nëse Elvisi i ka thënë ndonjë gjë asaj gjatë kohës që flisnin, por Genta e mohon. “Ju kam të dyve njësoj e nuk dua që të flas për një gjë të tillë” përgjigjet Genta. Më tej Albulena i thotë Gentës se ajo është e bindur që Genta di diçka dhe i lutet që t’ia tregojë.

Gentjana për t’i dhënë fund bisedës i shmanget pyetjes së Albulenës, ngrihet nga tavolina e ngrënies dhe fillon të kërcejë me muzikën që Vëllai i Madh ka vënë në sfond. 

Social Profiles