Wednesday, February 29, 2012

Françeska e Meti debatojnë gjatë një tentative për sqarim

Në shtëpi është vendosur muzikë dhe konkurentët argëtohen duke kërcyer për një kohë të gjatë dhe duke biseduar për muzikën. Duke përfituar nga muzika, konkurentët luajnë duke improvizuar një Party ku Liam është Dj, Erioni është baristi i club-it e Graciano koreografi ku i ndajnë detyrat sipas profesioneve të tyre.

Gjatë kësaj kohe nuk mungojnë debatet. Këtë herë është Françeska që debaton me Metin. Françeska ndodhet jashtë bashkë me Anilën dhe Gracianon dhe fillon të flasë për Metin. Ajo komenton një debat që ka pasur më parë me Metin dhe jystifikohet tek Anila e Graciano duke u thënë se ajo nuk pati faj gjatë atij debati. Aty pranë vjen edhe Meti dhe Françeska e pyet “a mund të flasim dy minuta” dhe Meti i përgjigjet “Jo”. Françeska i thotë se përse jo dhe fillon të ta sqarojë Metin i cili i thotë se nuk do që të flasë me Françeskën sepse nuk kanë arsye për të folur.

Teksa mundohet që të sqarojë Metin, Françeska thotë “në radhë të parë trego edukatë se po flet me një femër” dhe Meti ia kthen “edukatën e ke tregu ti”. Në një moment Françeska i ka thënë Metit “të dhemb zemra?” dhe meti e ka marrë për keq, madje ai ka kujtuar se Françeska i ka thënë edhe “Daun”, por Françeska i mohon këto duke thënë se ishte e shtetësuar për të dhe mendoi se Metit po i dhimbte me të vërtetë zemra.

“O djal i dashur, unë u merakosa për ty” i thotë Françeska e irrituar Metit dhe ai ia kthen “unë s’jam djalë i dashtun”. Të dy debatojnë përsëri. Françeska i kërkon Metit falje dhe që ai ta sqarojë se ku i ka ngelur hatri me të. Meti i thotë se ai nuk do që ajo t’i kërkojë falje, por vetëm ta respektojë. Meti i thotë Françeskës se ai nuk ia kthen ofendimin atij personi që e ofendon, por thjesht s’i flet më atij njeriu.

Të dy flasin për disa minuta duke i dhënë të drejtë vetes dhe aty vijnë edhe konkurentë të tjerë dhe debati i tyre përfundon. 

Social Profiles