Wednesday, February 29, 2012

Elvisi shpreh pëlqim ndaj Albulenës; Ajo: “Nuk të besoj, dua fakte”

Elvisi e Albulena qëndrojnë në sallon duke biseduar me zë të ulët, teksa të gjithë banorët e tjerë ndodhen po aty. Elvisi është shumë pranë Albulenës dhe shprehet se i pëlqejnë sytë e saj. Albulena përgjigjet se kjo nuk është ndonjë gjë e re për të, pasi ia ka thënë dhe herë tjetër. Ai shton se i pëlqen stili i saj gjithashtu e ajo buzëqesh e shprehet se nuk di ç’të thotë.

Albulena vë syzet e diellit në sy e i thotë që është më mirë t’i mbulojë sytë kur e shikon atë. Elvisi kërkon leje nëse mund të flasë me të për këtë temë e ajo përgjigjet se varet nga çfarë ka për t’i thënë. Ai thotë: “Çfarë të bëj me ty?!” e Albulena përgjigjet se nuk do të ketë efekt nëse do t’ia tregojë ajo çfarë duhet të bëjë. Elvisi shprehet se e ka kuptuar që më parë që e pëlqen Albulenën, por me veshjen e saj këto ditë e ka bërë të shpërthejë. Albulena qesh gjatë kohës që Elvisi i thotë këto gjëra e shprehet se nuk i beson fjalëve të tij.

Elvisi shprehet se qetësia e Albulenës e bën për vete, po ashtu dhe mënyra sesi ajo ndryshon çdo ditë. Ai thotë se pret një përgjigje prej saj e Albulena shprehet se Elvisi është aktor i vërtetë pasi ai i thotë se duhet të flasë seriozisht e të mos luajë me ndjenjat e tij. Elvisi vazhdon përsëri të flasë, duke u shprehur se nuk e di çfarë po ndodh me të e nuk mund t’a shohë në sy. Albulena përfundon duke thënë se do të bindet për fjalët e Elvisit kur t’ia dëshmojë me argumenta të vërteta. 

Social Profiles