Wednesday, February 29, 2012

Albulena xheloze për Klaudjan; Erioni: “S’të jam larguar me qëllim”

Ndërkohë që banorët e tjerë janë në sallon, Erioni dhe Albulena shkojnë në dhomën e gjumit. Erionit i bën përshtypje gjendja e Albulenës dhe e pyet nëse ka diçka që e mundon. Ajo tregon se i mungojnë disa nga sendet e saj personale, por nuk është ky shqetësimi i saj kryesor. Si për ta filluar bisedën, Albuelna e pyet në lidhje me një fjalë që i ka thënë Erioni në bisedë e sipër. “Pse më the: Unë e di se çfarë bluan në kokë?”, e pyet Albulena. Ajo mendon se Erioni është duke bërë diçka me Klaudjan, duke e përfshirë edhe Albulenën. Erioni nervozohet dhe e sqaron duke i thënë se nuk mund ta ngaterrojë Klaudjan në këtë bisedë, sepse ai nuk është duke e ngatërruar me asnjë gjë.

Albulena thotë se ka qenë e ditur përgjatë gjithë këtyre ditëve, sepse marrëdhënia midis atyre të dyve, nuk është më siç ka qenë. Erioni nuk e konsideron gabim këtë fakt, edhe pse e pranon që afërsia midis tyre nuk është më si më parë. “Unë për ty nuk komentoj me asnjë, sepse e di se çfarë karakteri ke”, shprehet Erioni. Albulena mendon se Erioni ka diçka personale me të, sepse marrëdhënia e tyre u ftoh brenda shumë pak ditëve. “Asnjë gjë s’kam, s’e kam bërë me qëllim”, shprehet Erioni.

Ndërsa Meti dhe Gentiana, argëtohen me njëri-tjetrin. Ai e mbyll në sauna dhe të dy fillojnë të këndojnë duke qeshur me njëri-tjetrin.

Social Profiles