Ai mendon se përshtatet shumë mirë me Klaudjan dhe ndajnë mendime të përbahskëta me njëri-tjetrin.
Albulena mendon se ai ka ndryshuar shume gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa Erioni ia shpjegon, duke i thënë se është Klaudia që ia nxjerr atë anë të karakterit. “Kur isha me ty, nxirrja anën time të qetë”, shprehet Erioni. Erioni mendon se njeriu mund të përshtatet me njerëzit dhe nuk mund të jetë kurrsesi me të gjithë njësoj. Ai thotë se nuk ka pse t’i bëjë përshtypje askujt kjo gjë tek ai, dhe as asaj vetë. Albulena e dëgjon dhe preferon që ta mbyllë me aq bisedën.
Liami, Flori dhe Edgari diskutojnë në sallon me njëri-tjetrin. Ata janë duke folur për dy banoret e reja të shtëpisë. Liami mendon se ato kanë pasur shumë avantazhe në krahasim me ta dhe një ndër to është fakti që i kanë studiuar banorët dhe i njohin pikat e tyre të dobëta. Të njëjtin mendim ndajnë edhe dy të tjerët. Më vonë diskutojnë për momentet para se të hynin në shtëpinë e Big Brother, përgatitjet dhe klipin e secilit.