Emirjeta ka hedhur një ide para pak minutash që banorët të organizojnë një treg shit-blerjeje në oborrin e shtëpisë, ku secili nga banorët do të ‘sheshë” gjërat personale. E para që e realizon këtë ide është Genta, e cila merr disa rroba të sajat dhe u ofron banorëve t’i blejnë duke krijuar kështu situata gazmore.Gjoni, Anila e Albulena shkojnë për të blerë tek Genta, por Graciano, Emirjeta dhe Liami i bëjnë konkurencë nga ana tjetër ku secili prej tyre thërret “klientët” të afrohen për të blerë pranë tyre.
Të gjithë banorët përfshihen në këtë situatë duke u argëtuar e Liami e shton dozën e humorit duke veshur një fustan e del para banorëve i veshur ashtu. Banorët argëtohen në këtë atmosferë e më pas Albulene bën lojën me mollë me Gracianon, Florin e së fundi me Anilën.
0 comments:
Post a Comment