Ariola shkon pranë Ermalit e i thotë se këtë javë ai ka ndryshuar sjellje, por Ermali nuk pranon të jetë kështu. Ariola thotë se i vjen mirë për Ermalin sepse javën e kaluar ka ndjenjur vetëm në divan ose duke gatuar. Ajo shton se është e gëzuar për Ermalin sepse ka gjetur shpirtin binjak. Ermali përgjigjet se me këto diskutime, Ariola i bën dëm vetes.
Ermali shprehet se për audiencë mund të puthte Ariolën, por ajo përgjigjet se me të, nuk e arrin dot këtë gjë. Genta ndërhyn dhe shprehet se nga djemtë si fizik i pëlqen më shumë Elvisi, ndërsa Françeska shprehet se i pëlqen Ermali.
Më pas, Ariola shkon në dhomë ku bisedon për Ermalin me Gentën, Erioni dhe Klaudjën. Ajo shprehet se ka dashur t’a provokojë Ermalin, duke i thënë se ai ka ndryshuar, e ai ka reaguar menjëherë, gjë që po të mos ishte e vërtetë, nuk do t’i kishte bërë përshtypje. Pranë tyre afrohet dhe Ermali e Arjola përsëri i mëshon mendimit se i ka parë ata të dy duke u puthur, por Ermali e Françeska mohojnë.
0 comments:
Post a Comment