Tuesday, February 28, 2012

Arjola debaton me Liamin dhe nxit një tjetër debat në shtëpi

Duket se për pak çaste debati për takat e larta dhe veshjen e vajzave përfundon dhe konkurentët diskutojnë më qetësisht duke dhënë mendimin e tyre. E ndërsa Klaudja bisedon me Edgarin për këtë temë, Liami ndërhyn duke përmendur linjat erotike telefonike, për të barazuar në këtë kategori, vajzat që vishen me dekolde, funde të shkurtra dhe me taka të larta.
Arjola është e pranishme ne dhomën e ndenjes dhe është veshur me taka të larta vazhdon të kundërshtojë Klaudjan. Në momentin që Liami kategorizon vajzat që vishen në mënyrë të tillë, si punojëse të linjave erotike, Arjola i kudervihet ashpër dhe debaton më të.

“Kush je ti që të më thuash mua ashtu” i thotë Arjola e irrituar Liamit. Në debatin e tyre ndërhyn Klaudja e cila i thotë Arjolës se ajo nuk ka pse t’i marrë gjërat personale sepse ata po flasin në përgjithësi dhe jo për atë. Në atë moment Arjola për të inatosur më shumë Liamin dhe Klaudjan thotë se ajo i paragjykon shumë vajzat që kanë tatuazhe, pasi Klaudja edhe Liami kanë tatuazhet.

Kështu në shtëpi ka nisur një tjetër debat që këtë radhë e nxiti Arjola duke thënë se vajzat me tatuazhe nuk i pëlqejnë. Kjo ka bërë që Klaudja dhe Liami t’i kundërvihen Arjolës duke u munduar që ta bindin se ajo e ka gabim, sepse bërja e një tatuazhi nuk do të thotë asgjë të keqe për personalitetin, apo tipin e një femre sipas tyre.
Në debat përfshihen edhe konkurentë të tjerë. Ermali këtë herë mbron Arjolën dhe u kundërvihet Klaudjas dhe Liamit.

Pas debatit konkurentët diskutojnë pikërisht për këtë gjë dhe bëjnë thashetheme për shprehjet e njëri-tjetrit duke përsëritur të njëjtat gjëra që janë thënë gjatë debatit. 

Social Profiles