Tuesday, February 28, 2012

Debat për veshjen dhe takat e larta

Konkurentët janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe midis tyre lind një debat për veshjen e vajzave dhe për takat e larta. Klaudja është ajo që nxit një debat të tillë ku përfshihen të gjithë konkurentët e tjerë. Klaudja thotë se nuk është ndjerë mirë sepse sapo ka nisur ditën ka parë vetëm dekolde, funde të shkurtra dhe taka të larta te vajzat e shtëpisë.

Klaudja i drejtohet fillimisht Françeskës duke i thënë se veshja e saj nnuk është normale as për vendin dhe as për kohën në të cilën ata ndodhen. Françeska i kundërvihet Klaudjas dhe i thotë se ajo do të vishet ashtu si të dojë dhe nuk i intereson nëse kjo u pëlqen, apo jo të tjerëve.

Në debat ndërhyn Ermali i cili kundërshton me forcë Klaudjan dhe i thotë se nuk ka pse t’i paragjykojë vajzat në Shqipëri. “Po të marrësh parasysh sistemin,që kanë kaluar, varfërinë etj, femrat shqiptare dinë të vishen dhe vishen shumë bukur” thotë Ermali. Klaudja e kundërshton duke i thënë Ermalit se femrat në vendin tonë vishen në mënyrë vulgare dhe se nuk dinë se ku dhe kur duhet të vishen me taka të larta.
Ermali i thotë Klaudjas se edhe veshja e asaj, nuk është për ambjentin e shtëpisë së Big Brother. Vajzat jystifikohen me faktin se atyre gjatë live-it u tha që ato të mos rrinin gjithë kohës veshur me tuta shtëpie sepse janë në syrin e miliona shikuesve.

Debati për takat e larta përfshin pothuajse të gjithë konkurentët të cilët ndahen në dy grupe. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se e veshura me taka të larta në shtëpinë e Big Brother është normale, ndërsa Klaudja dhe Liami thonë se një veshje e tillë është e ekzagjëruar.
Më pas konkurentët komentojnë pikërisht këtë debat që zgjat për një kohë të gjatë.

Social Profiles