Tuesday, February 21, 2012

Arjola, e indinjuar nga Ermali



Ermali afrohet tek Edgari dhe fillon që ta pyesë edhe ai në lidhje me sjelljen e tij gjatë ditës së sotme. Edgari ia sqaron se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se i ndodh shpesh që të rrijë për një kohë të gjatë pa ngrënë. Ermali justifikohet, duke thënë se ishte shqetësim i banorëve të tjerë dhe jo i tiji personal dhe madje për atë, është normale që dikush të mënjanohet në momente të tilla. Ermali e konsideron si veprim të papjekur shqetësimin dhe bisedat në lidhje me këtë situatë. E pranishme në bisedë është edhe Arjola, e cila revoltohet nga fjalët e Ermalit, duke i mbledhur të gjithë banorët te shumica dhe thotë se nuk e kanë tejkaluar masën, por i ka rënë në sy qëndrimi i Edit. Madje vazhdon, duke ia bërë të ditur Ermalit se ajo nuk ëhstë e papjekur, siç e quajti ai.
Ermalit nuk i pëlqen vajtja e Arjolës tek Edi, për ta lajmëruar që dreka ishte gati. Ai thotë se një person i pjekur e di vetë se ç’duhet të bëjë dhe nuk ka nevojë për këshillën e të tjerëve.
Biseda midis Ermalit dhe Arjolës vazhdon edhe për disa minuta të tjera me tone të larta, pasi Arjola ndihet e indinjuar nga përgjithësimi që bëri Ermali dhe fjalët që përdori. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles