Tuesday, February 21, 2012

Edgari “Nuk kam hatërmbetje me asnjërin”

Në sallon, një pjesë e banorëve bisedojnë për jetën e natës dhe ndryshimin e jetës së natës brenda dhe jashtë shtetit.
Gjoni, Albulena, Gentiana dhe Meti janë afër pishinës. Ata diskutojnë për gatimet që do të bëjnë gjatë kësaj jave. Gentiana i premton se do të bëjë lakror këtë javë për banorët.
Floriani del në kopsht dhe diskuton me Edgarin. Ata mendojne për të vendosur një regjim në gjumë, sepse këto ditë janë akoma të pa ambientuar mirë me kohën. Tek djemtë shkon edhe Graciano, i cili fillon të flasë për marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmën.
Me ta bashkohet edhe Anila, e cila e pyet Edgarin, nëse ka patur ndonjë hatërmbetjen me ndonjërin prej banorëve, ngaqë e pa tavolinën plot me ushqime dhe nuk hëngri. Edgari çuditet nga pyetja e Anilës dhe i revoltuar i thotë se ajo nuk mund t’ia bëjë këtë pyetje, pasi ai nuk mund të ketë hatërrmbetje të tilla me asnjërin. Është normale të shqetësohesh në një moment, sipas Edgarit dhe kjo nuk mund të krijojë problem për të tjerët. Edgari i kujton Anilës se të gjithë banorët brenda shtëpisë janë të barabartë dhe duhet të trajtohen si të tillë. Ai tregon se rri shpesh pa ngrënë, edhe në jetën e përditshme, madje edhe 3-4 ditë.
Floriani, Gjoni dhe Elvisi luajnë lojën me gurë, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles