Wednesday, February 29, 2012

Klaudja: “Mund të prostituoni për të shpëtuar një jetë?”

Ofendimet midis dy banoreve vazhdojnë ende, ndërsa në bisedë dëtyrohen që të hyjnë edhe banorët e tjerë, për të ndërprerë debatin. “Nga të buron gjithë kjo gjakftohësi?”, e pyet Genta Klaudjan, e cila i përgjigjet duke i thënë: “E shikon që jeta e natës nuk të bën vetëm keq?”. Ajo tregon se ka mësuar se si të jetojë, duke i dhënë ndihmë puna natën dhe veç kësaj Klaudja thotë se paguhet mirë dhe ka mundësi që të shkojë edhe në shkollë, pasi përgjithësisht punon në fundjavë.

Tashmë të gjithë banorët janë përfshirë në një bisedë që ngjan më shumë me debatin, pasi diskutimi i tyre nuk është i qetë. Klaudja mendon se shumica e femrave jashtë shtetit zgjedhin të punojnë natën, për t’u shkolluar ditën, ndërsa Arjola nuk është dakord me këtë fakt.

Tema e bisedës devijon dhe tashmë diskutojnë për vajzat që janë të detyruara nga rrethanat, të kryejnë marrëdhënie me më shumë se një partner. Klaudia i pyet vajzat nëse mund ta bënin diçka të tillë nëse njëri nga familjarët e tyre do të ishte në rrezik për jetën, por asnjëra prej banoreve nuk e pranon se mund ta bëjë, veç Klaudjas. Anila thotë se mund të zgjedhë të bëjë diçka tjetër, por kurrë të shesë trupin, ndërsa Klaudja e thotë me siguri se mund të bëntë gjithçka për familjen e saj. “Unë për familjen shes shpirtin, jo trupin”, shprehet ajo. “Unë mund të jap një organ timin, por jo të shes trupin”, shprehet Anila. Edhe Arjola nuk pranon se mund të bënte diçka të tillë, edhe kur bëhet fjalë për të shpëtuar një jetë.

Pas debatit, disa prej banorëve shkojnë në kuzhinë për të darkuar, ndërsa disa të tjerë shkojnë në kopsht. 

Social Profiles