Liami e pranon që ka dashur ta marrë Françeskën si banore të Big Brother, për të qenë afër Ermalit dhe nuk ka pse ta fshehë këtë gjë. Ermali ëhstë ofenduar nga shprehja “Do t’i shtyp kokën Ermalit”, që ka thënë Liami. Liami e sqaron se për çfarë arsye e ka përdor këtë shprehje, por Ermali vazhdon ende, duke i thënë se nëse kërkon që të zihet me të, duhet t’ia thotë në sy dhe kështu biseda midis djemve kalon me tone të larta. Liami është gati që të dalin të dy nga shtëpia, vetëm për t’u sqaruar gjërat midis tyre. Liami i kujton se javën e parë Ermali nga ndenjur në kolltuk dhe vetëm ka studiuar banorët, ndërsa tani ka bashkuar krevatin me Françeskën.
Banorët fillojnë të diskutojnë për debatin midis dy djemve. Klaudia i këshillon vajzat që të kenë kujdes nga mënyra se si i përçojnë fjalët dhe se duhet të gjejnë momentin e duhur për të thënë atë që duan të thonë.
0 comments:
Post a Comment