Sunday, February 26, 2012

Genta qan, të tjerët mundohen ta qetësojnë


Debati midis Gentës dhe metit zgjat për një kohë të gjatë. Meti i thotë gentës se ajo është sjellë në mënyrë të padrejtë më të. nga ana tjetër Genta jystifikohet duke i thënë se ajo u mundua që të bënte zgjedhjen e duhur dhe sa më të drejtë. Genta thotë se ajo me zgjedhjen e saj donte që në një farë mënyre “t’u mbyllte gojën” konkurentëve të tjerë që filluan të mendonin se ajo ndjente diçka për Metin.

Gjatë debatit Gentjana preket dhe fillon të qajë përsëri. Ajo u thotë edhe të tjerëve që ndërhyjnë në diskutimin e saj duke mbrojntur Metin se ata të gjithë i janë kundërvënë asaj, por askush nuk e pranon këtë. Genta preket edhe nga fakti se konkurentët e tjerë i thonë që ajo nuk ka pse të qajë sepse kjo është thjesht një format loje. Genta nuk e pranon këtë dhe thotë se ajo nuk po luan.

Genta qan dhe Meti mundohet që ta qetësojë duke i thënë se ajo nuk ka arsye për t’u ndjerë keq. “Un nuk dua që ti të qash për mua” i thotë Meti dhe Genta i përgjigjet se ajo nuk qan për të, por sepse kështu ndjehet. “E kam me veten time” thotë Genta, ndërsa vazhdon që të qajë. Meti i thotë gentës se ai nuk mendon keq për asnjë dhe largohet.
Liam i cili ndodhet në pishinë duke u larë i thotë Gentjanës se me faktin që ajo qan, tregon vetëm dobësi. Ky koment nuk i pëlqen Gentës e cila kur largohet Meti i thotë Liamit “më ke zhgënjyer”. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles