Tuesday, February 28, 2012

Ngacmojnë njëri-tjetrin


Konkurentët vazhdojnë ende me përgatitjet për fillimin e një dite të re që për sot ka nisur vonë. Gjatë kohës që vishen, ata ngacmojnë njëri-tjetrin. Françeska ngacmon Arjolën për raportin e saj me Elvisin. Ngacmimet vazhdojnë edhe te konkurentet e tjerë.

Graciano ngacmon Albulenën dhe më pas edhe Arjolën, pasi vajzat janë veshur me taka të larta dhe funde të shkrutra.
Pas një kohe të gjatë përgatitjesh konkurentët mblidhen në dhomën e ndenjes dhe aty fillojnë përsëri ngacmimet. Ata ngacmojnë Ermalin duke i thirrur “puçi-puçi”.
Meti ngacmon Feançeskën duke i thënë se ajo është e sëmurë nga zemra. “Duhet të shkosh në spitalin e zemrës” i thotë Meti Françeskës. Françeska ia kthen “unë kë të sëmur nga zemra, jo të sëmurem”.

Ata fillojnë të këndojnë duke u ngacmuar nëpërmjet teksteve të këngëve. Arjola e ulur pranë Metit, imiton Ermalin duke përdorur shprehjet e tij “or zotëri”.
Kështu duket se bisedat kanë filluar të marrin rrjedhën e tyre të zakonshme brenda shtëpisë.

Social Profiles