Home » » Edgari mbështet Liamin; Flet për strategjinë e banoreve të reja
Edgari mbështet Liamin; Flet për strategjinë e banoreve të reja
Biseda midis Edgarit dhe Liamit vazhdon dhe tashmë ata flasin për Klaudian dhe një anë të karakterit që ajo po nxjerr. Liami e konsideron gabim faktin që i ka dhënë liri Klaudias të flasë aq lirshëm. Edgari mendon se dy banoret e reja kanë hyrë shumë të përgatitura, sepse kanë mundur t’i shikojnë për disa ditë dhe sipas tij, banorët duhet të vendosin disa rregulla, për t’i frenuar disi. Ai flet për strategjinë e banoreve të reja, duke u përpjekur që t’i ndajnë banorët e vjetër nga njëri-tjetri, në mënyrë që vëmendja të mos drejtohet tek ato dhe të mund të bëhen njësh me banorët e vjetër.
Edgari thotë se Ermali nuk ka treguar karakterin e tij të vërtetë javën e parë të qëndrimit në shtëpi, por është duke e treguar tani. Ai mendon se Liami e kishte menduar shumë mirë faktin që nëse do të bahskohej me Françeskën, ai do të nxirte karakterin e tij të vërtetë. Edgari i kërkon Liamit që të mos e nënvlerësojë Ermalin sepse karakteri që ai po tregon, është arsyeja se përse ka hyrë brenda shtëpisë.
0 comments:
Post a Comment