Monday, February 27, 2012

Përkedheljet e para midis Ermalit dhe Françeskës

Në dhomën e gjumit banorët janë shtrirë për gjumë, veç Ermalit dhe Françeskës, të cilët rrinë në të njëjtin krevat, afër njëri-tjetrit. Françeska e përkëdhel, duke i folur me zë të ulët. Ariola, e cili i shikon shumë të afruar, thotë se kërkon që të shikojë gjithçka me detaje dhe nesër do ta thërrasë “puçi-puçi” Ermalin.

“Shiko se si na shohin”, i thotë Ermali Françeskës, ndërsa vazhdojnë të rrinë të përqafuar, duke u ledhatuar me njëri-tjetrin. “Edhe babit tim do t’i ikë truri teksa më sheh”, shprehet Françeska. Banorët i shikojnë nga xhami, duke qeshur dhe duke i komentuar të dy banorët.

Françeska nervozohet dhe u bërtet banorëve, duke i kërkuar atyre që të flasin nesër më hollësisht, lidhur me përgjimet e tyre. Duket se dy banorët po ndihen në siklet nga përgjimet e banorëve të tjerë.

Pas pak minutash, të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles