Meti është prekur nga një shaka që njëra nga vajzat ka bërë me të e shprehet se ai i jep respektin e duhur gjithkujt në BB, e nuk ofendon askënd. Edi shprehet se Meti ka të drejtë, pasi shakaja nuk duhet të tepruar, e të gjithë duhet të dinë limitet e njëri-tjetrit. Flori shprehet se konkurentët brenda shtëpisë i kanë lejuar shakatë me njëri-tjetrin, por me kufi dhe Edi shton se ai ia ka bërë të qartë banorëve se nuk duhet të bëjnë shaka të tepruara me të.
Edi shprehet se në debatin që ka patur me Gentën para pak ditësh, për çështjen e moshës, se nuk e lejon t’ia vënë në dukje as për avantazh, as për disavantazh. Ai shton se banorët duhet të jenë tolerant ndaj njëri-tjetri, por deri në kufirin që është e lejuar. Flori shprehet se në disa raste është përmbajtur për hir të harmonisë në shtëpi. Ky i fundit sjell në mendje një rast me Gracianon, ku ai ka bërë shaka me diçka që Flori nuk e ka pëlqyer dhe i ka kërkuar të mos shkojë më tej.
Ariola afrohet pranë Edit e Florit e fillon të flasë për debatin e mbrëmshëm që ka patur me Klaudjën. Ajo shprehet se Klaudja e ka thënë se vajzat në BB vishen provokuese që në mengjës, kur ato veshjë janë për mbrëmjem, e ajo është detyruar t’i përmendë faktin që punon natën e që ka shumë tatuazhe.
Flori shprehet se Ariola nuk duhet të jetë paraghykuese sepse jo të gjithë njerëzit janë në një pozitë e përsa i përket punës, jo të gjithë mund t’a kenë patur luksin e Ariolës, që nuk i është dashur kurrë të punojë.