Klaudja shprehet se pamja e jashtme ndikon shumë në mardhëniet me njerëzit, e shton se shumë miq të saj i kanë vënë në dukje, që në pamje të parë të jep një përshtypje tjetër nga ajo që krijojnë për të, kur e njeh. Flori shprehet se Klaudja i është dukur shumë serioze në përshtypje të parë e ajo përgjigjet se e ka fituar si refleks nga puna që bën, pasi i duhet të ruajë seriozitetin e të përcjellë autoritet.
Klaudja pyet Elvisin me çfarë merret e ai përgjigjet se merret me modeling, ashtu si dhe me aktrim. Ai tregon që ka luajtur në disa filma romancë, në një komedi e disa skeçe humoristike.