Wednesday, February 29, 2012

Klaudja: “Me Erionin kemi shumë mendime të përbashkëta”

Erioni, Klaudja e Graciano qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Klaudja shprehet se i ka rastisur disa herë brenda shtëpisë së BB, që të kishte të njëjta mendime me Erionin.

Ajo shprehet se i duket e çuditshme që kjo gjë të ndodhë për kaq pak kohë njohje, por shton se ndoshta vjen si rezultat që bisedat janë më intensive aty pasi qëndrojnë 24 orë bashkë. Graciano shprehet se kjo tregon se Klaudja dhe Erioni kanë mendime të përbashkëta.

Më pas Graciano u thotë banorëve të realizojnë një koreografi e disa prej tyre qëndrojnë pas tij duke imituar lëvizjet e tij, ndërsa Françeska qëndron në prehër të Ermalit e shikon të tjerët teksa kërcejnë.

Albulena e Anila afrohen tek banorët, pasi derimë tani, nuk kanë qenë prezente. Elvisi shkon pranë Albulenës dhe e pyet për natën e mbrëmshme, e ajo përgjigjet se do t’i tregojë më vonë. Elvisi i përkëdhel flokët Lenës e ajo thotë: “Ty nuk të zihet kurrë”. Ariola i heq vërejtje Albulenës për veshjen e saj (fustan të shkurtër), duke i thënë se ajo lloj veshje nuk është për këtë orë, por për mbrëmje. 

Social Profiles