Monday, February 20, 2012

Meti dhe Gentiana bisedojnë për jetën


Ndërsa të gjithë banorët ndodhen brenda shtëpisë, Gentiana dhe Meti vazhdojnë të bisedojnë në kopsht. Gentiana i bën të ditur Metit, duke i thënë se nuk është tip që flet keq për të tjerët dhe nuk do t’i pëlqente që askush tjetër ta bënte këtë me të. Ajo mendon se edhe kur dikush duhet të të vërë në pah të metat, duhet të dijë ta bëjë këtë se ndonjëherë të dhëmb më shumë mënyra se si ta thotë, sipas saj
Ndërsa Meti, duke marrë shkas nga fjalët e Gentianës, fillon të flasë për jetën dhe familjen e tij. Ai thotë se është më i vogli nga motrat dhe vëllezërit dhe kjo e ka ndihmuar për t’u përmirësuar gjithmonë, duke mësuar prej tyre. Kur Meti ka qenë në moshën 9-vjeçare, i ka vdekur i ati dhe kjo, sipas tij, e ka bërë që të afrohet më shumë me familjarët e tjerë. Ai tregon se edhe pse në moshë të vogël, ka përjetuar ngjarje që shumë pak njerëz kanë mundur t’i përjetojnë në jetë.
Më pas, Meti thotë se dëshiron që të krijojë një lidhje serioze dhe mendon se tani është mosha ideale për të krijuar familje. Ai thotë se ndryshe nga disa vite më parë, kur ka vlerësuar bukurinë e një vajze, tanimë vlerëson sinqeritetin.
Kështu rrjedh biseda mes dy të rinjve, duke krahasuar mentalitetin e vendeve prej nga vijnë. “Atë kënaqësi që ta fal familja, nuk ta fal kurrë një pab”, mbaron mendimin Gentiana. Të dy shprehen se i duan shumë fëmijët.
Ndërsa banorët e tjerë argëtohen, duke luajtur lojën “Shtet-qytet”.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles