Wednesday, February 29, 2012

Françeska: “Djemve do t’u caktoj nga një rol të veçantë” ”

Ermali e Françeska qëndrojnë ende shtrirë, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë janë zgjuar. Klaudja afrohet pranë tyre e Françeska i kërkon t’i bëjë një kafe. Kjo e fundit, nuk e lë Ermalin të ngrihet nga krevati pasi i kërkon t’i bëjë masazh. Ermali pranon, e i thotë se ajo është lodhur kështuqë do t’i bëjë pak masazh. Françeska shprehet se i flihet ende gjumë e Ermali e përkëdhel duke i thënë : “Zgjohu puçi, e më në fund ia arrin t’a zgjojë.

Liam e Françeska qëndrojnë në tualet duke bërë punët e para të mëngjesit, ku Françeska i kërkon Liamit që t’i bëjë një çaj më vonë, por Liam i thotë t’i bëjë Ermalit kërë kërkesë. Françeska shprehet se i ka ndarë punët për djemtë, Ermalin e ka vëtëm për të fjetur gjumë, ndërsa të tjerëve do t’u caktojë detyra të tjera. Liam thtoë: “Qenke e zgjuar ti”, e Françeska shton se Ermali tashmë e ka një pozicion (të flerë me të), kështuqë i takon dikujt tjetër t’ia bëjë çajin.

Më pas, të gjithë banorët mblidhen në kopësht duke pirë kafenë e mëngjesit e duke biseduar në rrezet e diellit. Genta e Klaudja flasin për qendrat estetike dhe Erioni ndërhyn në bisedë, duke i premtuar Gentës se kur të dalin nga shtëpia e BB, do t’a çojë tek një mikja e tij, që të bëjë të gjithë trajtimet e madje do t’ia paguajë ai. 

Social Profiles