Liam e Genta ndajnë disa mendime për vajzat e shtëpisë, kryesisht për fizikun e jashtëm. Genta shprehet se Klaudja ka trup të mirë dhe Liam është i të njëjtit mendim, e shton se në përgjithësi ai nuk i vlerëson vajzat nga pamja e jashtme, por nga karakteri dhe mënyra e sjelljes.
Genta i rikthehet temës për lidhjen e saj të shkuar, e i tregon se nuk mundet t’a harrojë atë djalë. Ajo shprehet se ish partneri i saj ka shumë ngjashmëri me Metin e Liam thotë se kjo qenka arsyeja që Genta e pëlqen Metin. Genta përgjigjiet se Metin nuk e pëlqenin, por vetëm i ngjason me ish të dashurin.
Më pas Genta e pyet Liamin përse nuk lidhet me ndonjë nga vajzat në BB e ai përgjigjet se tashmë është në një lidhje, me të cilën e shikon veten gjatë dhe planet e tij janë të martohet e të krijojë familje me atë vajzë.