Wednesday, February 29, 2012

Thashetheme dhe opinione për debatin; Banorët flenë

Klaudja dhe Erioni dalin jashtë, për të diskutuar për situatën në fjalë. Erioni është kurioz të mësojë se si ka filluar debati midis saj dhe Arjolës dhe pse po përmendej emri i tij në debat. Klaudja i sqaron se në momentin që ishte duke hyrë në dhomëne gjumit, Arjola i tha se ishte duke biseduar Albulena me Erjonin brenda dhe ajo nuk duhet të hynte. Klaudja ka menduar se Albulena i ka qëndruar ftohtë për gjithë këtë kohë, për shkak të afrimitetit që ka ajo me Erjonin. Erjoni i jep të drejtë Klaudjas, por jep opinionin e tij për Albulenën, duke thënë se ka logjikë dhe se di të mbrohet në debat.

Arjola dhe Albulena shkojnë në sallon dhe Arjola tregon për debatin që ka pasur me Klaudjan. Arjola tregon se i ka thënë që e paragjykon Klaudjan për punën që bën, vetëm për ta provokuar, por në të vërtetë ajo nuk e paragjykon.

Më pas Arjola shkon në dhomën e gjumit, ku janë bërë gati për gjumë edhe banorët e tjerë dhe fillon të flasë edhe me Gentën lidhur me debatin e pakmëpërparshëm. Anila, e cila degjon bisedën, e këshillon Arjolën për mënyrën se si duhet të sillet. Ajo i thotë se nëse ka një strategji që duhet të ndjekë, duhet të mendojë më parë dhe të veprojë me qetësi.

Banorët e fundit që flenë, janë Elvisi dhe Meti, të cilët flasin për këngëtaret kosovare dhe simpatinë që kanë për secilën.

Social Profiles