
Graciano shpreh mendimin se Genta e pëlqen Metin e do të donte të lidhej me të, por Genta përgjigjet se Meti i pëlqen, por jo në aspektin për t’u lidhur. Graciano thotë se ky shpjegim i Gentës nuk qëndron pasi ajo ka tre ditë që shpreh simpatinë ndaj Metit, vetëm nëse e bën për lojë.
Genta pyet Metin nëse e ka marrë seriozisht faktin që ajo e pëlqen, pasi në të vërtetë e ka thënë për shaka. Më pas Anila pyet Elvisin nëse mendon se mund të krijojë lidhje brenda shtëpisë e ai përgjigjet se mund të ndodhë, e nuk e përjashton si mundësi nëse i pëlqen dikush. Ajo shprehet se djemtë e shtëpisë nuk i pëlqejnë vajzat që janë tashmë në BB, e Ermali përgjigjet se këto do t’a vërtetojë koha e shton se personalisht, nuk është i tërhequr nga aparenca e jashtme e ndonjërës nga vajzat.
Genta shprehet se mundësia për të patur një lidhje brenda BB është e madh, por ajo nuk do të donte të lidhej, pasi nuk do të kishte mundësi të njohej me banorët e tjerë. Së fundi banorët hedhin supozime për konkurentë të rinj që mund të futen javët na vazhdim e shprehin pritshmëritë e tyre.
0 comments:
Post a Comment