Sunday, February 26, 2012

Klaudja jep opinione për konkurentët e tjerë

Liami dhe Klaudja bisedojnë mes tyre duke bërë edhe thashetheme për konkurentët e tjerë dhe për sjelljen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother.
Fillimisht ata bisedojnë për hyrjen në BB5 dhe emocionet që kanë përjetuar gjatë kësaj kohe. Më pas ata flasin për konkurentët e tjerë duke komentuar edhe debatet që kanë ndodhur gjatë gjithë ditës.

Klaudja thotë se nuk e pëlqen mënyrën se si konkurentët e tjerë debatojnë në shtëpi. “Nuk është nevoja të ngresh zërin, për të treguar se ke të drejtë” thotë Klaudja. Ajo thotë se ka vënë re se konkurentët debatojnë duke ngitur zërin sa më shumë. Edhe Liam i jep të drejtë vajzës.

Pranë tyre vijnë edhe konkurentë të tjerë të cilët përfshihen në bisedën e Liamit dhe Klaudjas. Flori i pyet Klaudjan se si i duken asaj konkurentët e shtëpisë dhe si i duket shtëpia krahasuar me faktin se ajo i ka parë ata edhe nga jashtë.
Klaudja i përgjigjet se mendon se me shumë pak prej tyre mund të kalojë mirë, ndërsa një pjesë tjetër nuk i merr fare në konsideratë. “Shumë pak veta më pëlqejnë, të tjerët nuk i marr në konsideratë, nuk duan të më njohin” thotë Klaudja për konkurentët e BB5.

Ajo shton më tej se ata nuk i janë afruar sepse sipas saj u takonte atyre që t’i afrohen për tanjohur dhe jo asaj që është e re në shtëpi. Klaudja shprehet se i duket e sikletshme që t’u shkojë pranë konkurentëve, në rastet kur këta të fundit nuk duan të flasin me të.
Më pas ata fillojnë të flasin për Ermalin dhe Françeskën.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles