Sunday, February 26, 2012

Zgjim i vonë; Ermali-Anilës: “Trego Anilën e vërtetë”

Ora kalon dhe tashmë është drekë, por debatet dhe bisedat e shumta gjatë natës së mbrëmshme deri në të gdhirë, bëjnë që banorët të mos jenë zgjuar ende.

Pasi merren me higjenën vetiake dhe pijnë kafen e mëngjesit, banorët dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë. Arjola thotë se ia ndien shumë mungesën Emirjetës, gjë të cilën e shpreh edhe Edgari.

Anila shkon në kuzhinë për të ndihmuar Ermalin, por ai thotë se nuk do ta shikojë në sektorin e gatimit sepse mund t’ia dalë vetë, por ajo duhet ta tregojë veten tek të tjerët duke debatuar dhe duke treguar Anilën e vërtëtë. “S’duhet ta bësh për mua, po për veten”, i thotë Ermali.

Banorët në kopsht, Flori, Graciano, Klaudia dhe Elvisi flasin për shkollimin dhe vendet e punësimit në Shqipëri. Sipas Klaudias, njerëzit duhet të punojnë atje ku e ndiejnë veten më të aftë, por Graciano mendon se nuk nuk mund t’i krijohet çdokujt mundësia për të punuar atje ku do.

Më vonë banorët mblidhen të gjithë dhe shkojnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjes, duke biseduar e duke bërë shaka me njëri-tjetrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles