
Djemtë ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar dhe duke luajtur lojra të ndryshme që i improvizojnë vetë.
Emirjeta shkon në dhomën e rrëfimit dhe pas pak minutash kthehet tek banorët e tjerë me një zarf në dorë. Vëllai i Madh ia ka ngarkuar Eemirjetës detyrën që t’u komunikojë banorëve përmbajtjen e zarfit. Të gjithë mblidhen në dhomën e ndenjes dhe Emirjeta lexon zarfin. Në të Vëllai i Madh njofton zyrtarisht banorët se Besarda e gjendur në një gjendje të rënduar emocionale, vendosi me dëshirën e saj që të largohej nga shtëpia. Vëllai i Madh inkurajon banorët duke u uruar qëndrim sa më të gjatë në shtëpi.
Pas leximit të zarfit banorët duken më të qetë dhe fillojnë të luajnë.
0 comments:
Post a Comment