
Banorët janë njoftuar më parë se nëse do të thyejnë rregullat e shtëpisë do të dënohen. Një nga këto rregulla është edhe mosmbajtja, apo fikja e mikrofonit. Për një arsye të tillë Ermali, Liami dhe Arbëri janë dënuar që ditën e live-it në burgun e Big Brother.
Anila dhe Graciano luajnë me njëri-tjetrin për disa minuta me radhë duke vrapuar në shtëpi, por gjatë kësaj kohe Anila nuk e ka vendosur mikrofonin. Pas disa çastesh ajo thirret në dhomën e rrëfimit. Pas disa minutash Anila kthehet bashkë me Gentën dhe u thotë banorëve se ka marrë një dënim nga Big Brother. Gentjana është gardiania e turnit dhe shoqëron Anilën në qelinë e burgut për t’u bashkuar me tre djemtë e tjerë. Kështu ajo ka marrë të njëjtin dëmim me ta dhe për të njëjtën arsye.
Anila është e mërzitur dhe një ndër arsyet është edhe fakti se në qeli janë vetëm tre krevatë, por katër të dënuar.
Banorët e tjerë që ndodhen në dhomën e ndenjes bisedojnë për Anilën dhe shpesh e ngacmojnë atë për mënyrën se si do të flejë ajo në qelinë e burgut dhe për uqimet që do të hajë tani e tutje. Ata tallin Anilën dhe gëzohen kur kuptojnë se ajo ka marrë dënim nga Vëllai i Madh.
Djemtë e burgut e presin me entuziazëm Anilën dhe e ngacmojnë me fjalë. Liami i lë krevatin e tij dhe i jep bluzën që ajo ta veshë. Djemtë e ngacmojnë Anilën, ndërsa ajo bën ecejake nëpër qeli, e mërzitur.
0 comments:
Post a Comment