Tuesday, March 13, 2012

Graciano me shenjë në qafë, debaton ashpër me Gentjanën


Graciano gjatë ditës së sotme ka mbajtur shall në qafë dhe nuk i ka lejuar banorët që t’ia heqin. Ndërsa luan me Anilën, Liami e sheh që poshtë shallit Graciano fsheh një njollë kafshimi. Djemtë që ndodhen në burg fillojnë që ta ngacmojnë për një gjë të tillë dhe Graciano teksa përpiqet që t’ua kthejë me ironi nervozohet. Ai ia nxjerr nervat Gentjanës dhe debaton ashpër me të.

Ndërsa diskutojnë për shenjt që lënë shpesh çiftet, Genta u thotë të burgosurve se ajo i urren shenjat. Graciano e dëgjon dhe i thotë që të mos flasë kundër tij. Graciano ofendon Gentën duke i thënë “po bën rolin e të ndershmes ti?” dhe Genta i përgjigjet se nuk është kështu, por vetëm po shpreh një mendim të saj duke thënë se nuk i pëlqen shenjat. Graciano i thotë se Genta ka mendime të ndryshme me banorë të ndryshme. Ai i kërkon Gentës që ta sqarojë se çfarë problemi ka ajo me shenjën e tij. Genta e sqaron qetësisht se nuk ka asgjë kundër tij apo Lorenës, por thjesht tha se nuk pëlqen një gjë të tillë. Graciano e akuzon duke i thënë se Genta po mban krahun e Liamit, por Genta nuk e pranon një gjë të tillë.

“Mos mbaj anën e atij, ti je thjesht kovë pusi këtu brenda, ti shkon nga fryn era” i thotë Graciano Gentës. Genta mundohet që të sqarojë Gracianon, por ai i jep urdhra duke i thënë që të mos flasë më dhe mendimin e saj ta mbajë për vete.
Aty vjen Lorena dhe Genta ia sqaron situatën duke e pyetur “ka ndonjë gjë këtu për mbetje hatri?” dhe Lorena qetësisht i përgjigjet “Jo” dhe largohet.

Nuk ndodh kështu me Gracianon ai vazhdon debatin me Gentën duke e “akuzuar” atë për puthje poshtë jorganit. Genta e kundërshton duke i thënë “seriozisht e ke këtë që po thua, e kupton se çfarë po thua?” , por Graciano vazhdon ta ofendojë Gentën dhe më pas largohet.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles