
Françeska tregon për një bisedë me Anilën. Ajo thotë se për ta provokuar i kishte thënë Anilës se kishte bërë operacion plastik gjoksin, por Anila i kishte thënë se nuk besonte një gjë të tillë, por për buzët e saj kishte dyshime. “Më vjen inat që shpesh më thonë se e kam bërë buzën operacion, por kjo nuk është e vërtetë” thotë Françeska. Për t’u bërë më bindëse ndaj vajzave ajo pyet Vlashin pasi me të ka punuar në sfilita mode dhe i thotë “apo jo Vlashi?”.
Flashi fillimisht ngacmon Françeskën dhe u thotë vajzave të tjera se ajo e ka bërë vërtetë operacion buzën, por më pas u thotë atyre se kjo nuk është e vërtetë. “kjo vetëm flokët ka bërë operacion, i ka lyer nja dy-tri herë” thotë Vlashi për të bindur vajzat se Françeska nuk ka bërë operacione plastike.
Françeska thotë se deri tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje mbi trupin apo fytyrën e saj. “Do të bëja në momentin që nuk do t’i kisha gjërat në rregull, jam shumë mirë kështu” thotë Françeska.
0 comments:
Post a Comment