Anila vazhdon që të jetë e mërzitur në qelinë e burgut. Ajo kërkon që të hajë sepse është e uritur, por ushqimi për të burgosurit ende nuk është gati. Anila fillimisht ankohet se nuk mund të hajë fasule dhe i kërkon gardianit që të pyesë se çfarë mund të hajë ajo. Gardiani i bën të ditur se Anila mund të hajë pilaf, si të vetmen alternativë ushqimi, përveç fasuleve. Kjo e mërzit akoma më shumë Anilën.Djemtë e burgur ngacmojnë Gracianon dhe Lorenën për shenjën që Graciano ka në qafë, teksa vënë re që Anila fillon që të qajë. Ajo i kërkon Gracianon që ta çojë në dhomën e rrëfimit, por Graciano i thotë se ajo do të shkojë atje vetëm kur ta thërrasin. Kështu Aanila e mërzitur, ulet në karrige dhe fillon që të qajë.
Shokët e saj të qelisë e ngacmojnë me ironi duke i thënë se ajo mund të pijë ujë nëse është e uritur. Anila është e mërzitur edhe për faktin se nuk e di se kush prej banorëve do të gatuajë për të.
Me Anilën tallen edhe banorët e tjerë që nga jashtë qelisë dhe i thonë që të mos qajë sepse fajin e ka vetë ajo. “E mbaje mikrofonin dhe tani do të ishe duke ngrënë darkë” i thotë Graciano Anilën e cila vazhdon të qëndrojë e mërzitur ndërsa tre djemtë e tjerë ngacmojnë Gracianon për shenjën e tij.
0 comments:
Post a Comment