Tuesday, March 13, 2012

Banorët kundër Gentës

Genta dhe një pjesë tjetër e banorëve ndodhen në dhomën e ndenjes dhe midis tyre lind përsëri një debat për zënkën që ajo pati me Gracianon. Genta fillimisht debaton me Vlashin dhe më pas me Françeskën.

Genta i thotë Vlashit që të mos flasë kundër saj kur ajo nuk është prezente aty. Vlashi ka thënë se Genta shkon nga fryn era dhe ndikohet nga të tjerë dhe kjo nuk i pëlqen Gentës. Ajo mundohet që t’i sqarojë banorët e tjerë se thjesht tha një mendim. Vlashi i thotë Gentës “mos hyr në muhabete që nuk të takojnë” dhe e këshillon që të mos flasë për të tjerët sepse ata do ta shfrytëzojnë sjelljen e saj për t’u bërë vetë protagonist.

Vlashi i thotë Gentës “ti po të shkosh të rrish me dikë ke të njëjtin mendim me të dhe pastaj po të rrish me një tjetër ndryshon mendim”. Genta e kundërshton duke i thënë “s’është e vërtetë, e ke gabim, ti nuk më njeh mua”. Në debatin e saj me Vlashin ndërhyn Françeska e cila i thotë Gentës se ajo duhet që tu tregojë banorëve të kundërtën e kësaj që ata mendojnë për të.

Vlashi i thotë Gentës se ajo duke qenë se ishte e para që ia pa shenjën Gracianos dhe duhet t’ia thoshte atëherë dhe jo të bëhej grup me Liamin, Arbërin dhe Ermalin. Genta u thotë banorëve që janë të pranishëm se ajo vetëm një mendim dha dhe ata po sillen kundrejt saj si të ishin perfektë. Kështu kundër Gentës dalin edhe Ermira dhe Doloreza. Ermira i thotë Gentës që të mos i përgjithësojë ata.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles