Monday, March 5, 2012

Klaudja nxit një tjetër debat


Në shtëpi vijnë ushqimet dhe banorët fillojnë të merren me sistemimin e tyre. Gjatë kësaj kohe ata fillojnë të hanë produkte të ndryshme, madje edhe fshehin produktet kundrejt njëri-tjetrit. Klaudja nxit një tjetër debat duke u thënë banorëve se ajo kërkon pjesën e saj të ushqimeve dhe fillon të flasë me zë të lartë kundër tyre. Në debat përfshihen të gjithë ku secili ka ankesat e veta kundrejt ushqimeve.

“Ju jeni bërë si të babëzitur, të gjithë duke ngrënë” u thotë Klaudja banorëve të tjerë dhe më pas shton “sistemojini një herë ushqimet, pastaj hani”. Meti dhe Elvisi fillojnë të debatojnë me të duke i thënë se ajo nuk ka nevojë që t’u përmend banorëve se çfarë hanë dhe të numërojnë produktet që ha secili prej tyre.

Meti i thotë Klaudjas se nuk do që t’i flasin fare për ushqimin. “Unë nuk të them ty se kur ha e çfarë ha dhe ti s’ke nevojë të më thuash asgjë, unë ha kur të më hahet e çfarë të më hahet” i thotë Meti Klaudjas. Klaudja thotë se ata vërtetë kanë të drejtën e tyre për të ngrënë çfarë të duan, por duhet të respektojnë edhe pjesën që i takon tjetrit. Më pas të gjithë përfshihen në debat duke u ankuar dikush për frutat, dikush për çamçakëzat e për produkte të tjera.

Duket se banorët i ka zënë frika se ushqimet do t’u mbarojnë shpejt dhe në fundin e javës nuk do të kenë më ushqime. Kjo ka ndodhur edhe më parë dhe këtë javë edhe pse me buxhet të plotë, banorët mendojnë se duke u ushqyer pa rregull ushqimet do të mbarojnë shumë shpejt. Debati i tyre vazhdon për një kohë të gjatë dhe të gjithë kërkojnë pjesën e tyre dhe nuk pranojnë se kanë abuzuar me produktet ushqimore.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles