Wednesday, March 14, 2012

Arbri tregon një histori të vërtetë: “U vra me bombë, për pak kripë”

Pas Gracianos, Arbri fillon të tregojë një histori të vërtetë, e cila ka ndodhur në vitin 1999, në kohën e luftës në Kosovë. Arbri bën nj parantezë, duke treguar se në atë kohë bëheshin atentate të vogla në Kosovë. Ai tregon për një vajzë, e cila jetonte në katin e 5-të të pallatit ku jetonte dhe familja e tij dhe se një ditë ajo erdhi për të kërkuar pak kripë në shtëpinë e tij. Arbri tregon se i ati nuk ka qenë në shtëpi në atë kohë dhe se ai ishte vetëm me vëllanë dhe të ëmën. Arbri thotë se ata nuk kishin kripë në shtëpi dhe vajza shkon për ta blerë në dyqan, por në atë moment në rrugë shpërthen një bombë dhe ajo vdes në vend, duke iu shkatërruar edhe trupi nga shpërthimi.

Arbri tregon se e ëma e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje, pasi fajësonte veten në një farë mënyrë për vdekjen e saj të tmerrshme. Ai vazhdon, duke thënë se e ka parë trupin e saj në arkivol ditën e varrosjes së saj, pasi sipas traditës në Kosovë, trupi çohet për t’u pastruar para se të varroset. Arbri thotë se fytyra e saj ishte e padëmtuar fare, por trupi ishte shkatërruar i gjithi dhe se fytyra e saj i ka mbetur përpara syve akoma edhe sot. “Vdiq për diçka shumë të vogël”, tregon Arbri, i prekur nga tregimi i historisë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles