Home » » Erioni dhe Graciano tregojnë histori të dhimbshme
Erioni dhe Graciano tregojnë histori të dhimbshme
Pasi përfundon historinë e tij Arbri, Graciano kujtohet për një tjetër të ngjashme me të dhe fillon që ta tregojë. Graciano tregon për një vajzë të vogël, 8 vjeçe, e cila pasi del nga dhoma e saj, i kërkon të ëmës që të shkojë dhe të shikojë diçka te çarçafi i saj. E ëma, pasi e shikon çarçafin me manikyr, e godet vajzën, pa e kuptuar as vetë se sa shumë dhe vajza kalon në gjendje të fikëti, ku më pas vdes. Graciano tregon se në momentin që e ëma shkon në shtëpi, gjen të shkruar në çarçaf: “Mami të dua”
Një histori të ngjashme tregon edhe Erioni, për një fëmijë të vogël, i cili ka menduar se i ka humbur lekët që i kanë dhënë prindërit dhe pasi shkon në shtëpi dhe ua komunikon këtë gjë prindërve, e rrahin aq sa ai vdes ne vend. Erioni tregon se në momentin që fëmijën do ta lanin, gjejnë lekët, të cilat i kishin shkuar te këpuca, nga xhepi i tij i grisur.
Banorët i përjetojnë këto ngjarje dhe ndihen keq pas tregimit të tyre.
0 comments:
Post a Comment