Home » » Graciano tregon: “Dhimbja e një nënë, për të birin”
Graciano tregon: “Dhimbja e një nënë, për të birin”
Banori tjetër i cili fillon të tregojë një tjetër histori, është Graciano. Ai tregon për një grua, e cila kishte një fëmijë të moshës 18 vjeç. Graciano tregon se djali i saj shkon në liqen për t’u argëtuar me shokët e tij, por nuk dinte të bënte not. Vetëm nga sedra që kishte përballë shokëve, ai hyn në liqen, por i kapin këmbët në leshterikët në fund të liqenit dhe pasi nuk mundi dot të dalë, mbytet. Graciano tregon për dhimbjen e të ëmës së djalit, e cila rrinte për gjatë gjithë ditës te varrezat. Ai tregon se gruaja në fjalë ka shkuar te varrezat një ditë, kur nuk kishte asnjë njeri atje afër dhe ka dëgjuar një zë, i cili i tha: “Largohu që këtu, ndryshe, do të të marrim edhe ty me vete”. Gruaja u çmend që në atë moment dhe tani ndodhet në spital, sipas fjalëve të Gracianos.
Banorët komentojnë, ku disa prej tyre qeshin me fundin e historisë.
0 comments:
Post a Comment