Genta, Meti e Anila qëndrojnë në kopësht duke biseduar e mes tyre lind një debat. Banorët flasin për rrymat muzikore që i pëlqejnë e për këngëtarët kosovarë, ku Meti shprehet se shumë prej tyre i njeh e i vlerëson shumë. Anila shprehet se nuk i pëlqejnë shumë këngët për të cilat po flet Meti, por Meti nuk bie dakort me të.Anila shprehet se nuk i pëlqen teksti i këngëve që pëlqen Meti, por ai i thotë: “Je gabim”. Anila shprehet se kjo është çështje gustosh, e Genta shprehet se muzika Shqiptare është e bukur, por këngët që po dalin kohët e fundit në treg, nuk janë në lartësinë e duhur.
Meti thotë se nuk e quan veten Shqipëtar, nëse nuk dëgjon këngë Shqip, por Anila përgjigjet se nuk po kërkon t’a çojë këtu debatin. Genta shprehet se kohët e fundit kanë dalë disa pseudo-këngëtare e nuk mund të pretendosh që të pëlqesh muzikën e tyre, por Meti i thotë se nuk duhet të ofendojë askënd.
Në krahun e Metit afrohet dhe Françeska, e cila është pro mendimeve të tij e diskuton me Anilën e Gentën për shijet muzikore. Klaudja vjen pranë tyre dhe pyet se çfarë po ndodh, e ata i tregojnë se po flasin për muzikë, e Klaudja i thotë t’a marrin më shtruar. Françeska e cilësuar si shumë paragjykuese Gentën, pasi kjo e fundit shprehet se ka shumë këngëtare që bëjnë këngë, nuk kanë zë, por performojnë vetëm me paraqitjen fizike. Meti vahzdon t’i cilësojë vajzat si jo patriote duke qenë se nuk dëgjojnë shumë muzikë Shqiptare.
Në këtë debat përfshin dhe Elvisi, Klaudja e Graciano, por përsëri banorët kanë përplasje idesh, e Meti propozon t’a lënë me kaq, pasi po sheh që nuk po i shpie gjëkundi ky debat.