
Ndërkohë, Klaudja dhe Erioni qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Erioni i thotë diçka Klaudjës, por ajo shprehet se nuk e beson, pasi në përgjithësi është tip mosbesues. Erioni përgjigjet se koha do t’a vërtetojë atë ç’ka ka thënë ai.
Françeska e Ariola qëndrojnë në dhomën e gjumit e Françeska pyet nëse Ariola e ka patur shoqe Emirjetën, që u largua të shtunën e parë të spektaklit, e Arjola pohon duke thënë se pjesën më të madhe të ditës e kalonte me të në BB. Ariola shprehet se i ka ardhur shumë keq për Emirjetën kur u eleminuar nga loja, por për vete thotë se nuk do të mërzitet kur të largohet. Françeska thotë se disa nga konkurentët do të mërziten shumë kur të lënë shtëpinë e BB, pasi janë shumë të fiksuar pas fitores.
Ariola thotë se do të donte të qëndronte për shumë kohë në shtëpinë e BB, por në momentin që do të dalë, nuk do të mërzitet, pasi e ka shijuar lojën dhe ka një moment kur ajo do të mbaronte.