Thursday, March 1, 2012

Ermali u kundërvihet banorëve


Teksa janë në tavolinën e ngrënies, Klaudja vë re në tavolinë një pjatë të lënë përgjysëm dhe pyet e kujt është. Arjola përgjigjet se e ka lënë ajo, e Klaudja i thotë: “Ti, princesha mbi bizele, hiqe pjatën tënde nga tavolina”. Arjola përgjigjet se do t’a hiqte, por ka lëvizur për një moment e i ka dalë nga mendja, e ka qenë vetëm ajo në tavolinë. Klaudja thotë se pas Ariolës, kanë shkuar të gjithë konkurentët e tjerë në tavolinë për të ngrenë, e herë tjetër nuk duhet të harrojë. Arjola pohon dhe e falenderon Klaudjën për këshillën.

Më pas, Ermali afrohet pranë banorëve e Klaudja shprehet se nuk ia kanë dëgjuar zërin sot, e Genta shton se nga dita në ditë, Ermali po shuhet. Ai u përgjigjet se po u lë hapësirë banorëve të tjerë të jenë protagonistë, e prandaj nuk po flet. Graciano shprehet se është efekti i Françeskës këtë javë tek Ermali, por ai u përgjigjet se është i aftë të bëjë disa gjëra njëkohësisht, e kapen me fjalë me Klaudjën.

Ermali shprehet se nuk i pëlqen mënyra si qëndron Klaudja, por ajo përgjigjiet se Ermali ka shpirtin e kundërshtimit. Klaudja shprehet se nëse Ermalit i pëlqen të flasë me të, mund të qëndrojë, në të kundërt, mund të largohet. Ermali jep një cilësim jo të mirë për vajzat e Liami i del në mbrojtje, por Ermali i thotë se nuk ka përse të bëjë si i zgjuar. Ermali shton se nuk ka nevojë për mbështetje nga banorëtm, është i vetëm e ia del mbanë.

Social Profiles