
Françeska dhe Ajola ndodhen në tavolinën e ngrënies, e ndërsa Françeska bisedon me Ermalin, Arjola i thotë: “Ty Françeska ta kam heq vizën”. Françeska qesh dhe ia kthen me ironi: “Unë s’do të flej natën sot nga mërzia”. Ajo e pyet se çfarë gjëje i ka bërë përshtypje që ka krijuar këtë mendim për të, por Arjola nuk pranon të specifikohet. Ajo thotë se kanë ndodhur disa situata që e kanë bërë të krijojë këtë mendim. Françeska shprehet se e ka këshillouar atëherë kur ka menduar se Arjola ka pasur nevojë, por Arjola nuk e pranon që ta ketë pasur ndonjëherë gabim. “Tani do të ma vësh vizën po të erdha pas avazit, ë?”, i thotë Françeska. Françeska e konsdieron veten të paanshme me asnjërin prej banorëve dhe të drejtpërdrejtë. Arjola e përdor si armë mbrojtëse faktin që Françeska diskutohet nga të gjithë, por Françeska mendon se është e rëndësishme brenda shtëpisë së Big Brother dhe kjo është arsyeja se përse diskutohet.
Ndërsa disa prej banorëve janë duke ndenjur në sallon dhe bisedojnë. Anila, Genta dhe Meti, rrinë afër njëri-tjetrit dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Më vonë fillojnë të diskutojnë për provën e javës.